I riu që ndërroi jetë në aksidentin Orikum-Kaninë ishte kryetar i FRPD në njërën prej njësive vendore në Lushnje.

 

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti demokrat Belind Këlliçi.

 

Me anë të një postimi në facebook, Këlliçi i shpreh ngushëllimet familjes dhe të fërmve.

“I tronditur nga ikja e parakohshme e Klajdit.
Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të tij!
Klajdi Kaja ishte kryetari i FRPD i Njësisë Vendore Bubullimë, Lushnjë; një djalë flori e punëtor. Ai humbi jetën duke punuar në by pass-in Orikum-Kaninë.
Të qoftë dheu i lehtë, Klajd!”- shkruan Këlliçi.

 

Klajdi Kaja ishte pasagjer në kamionin që doli nga rruga në bypass-in Orikum-Kaninë ditën e djeshme.

 

Përveç Klajdit, nga aksidenti ndërroi jetë edhe drejtuesi i kamionit Armando Beu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *