Subscribe

Nga e mërkura, nuk do të ketë më asnjë fluturim me Italinë. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi se e vetmja mënyrë që Italia të tërheqë pasagjerët e saj është përmes avionëve bosh.

 

“Avioni i fundit është ulur në 10:30 me 64 pasagjerë të cilët janë regjistruar nga grupet e Ministrisë së Shëndetësisë në aeroportin e Rinasit, për t’u kontrolluar edhe në ditët në vijim pasi u kërkohet auto-karantinimi. Avioni tjetër është nisur në 11.40 drejt Romës, dhe këtu ndërpriten të gjitha fluturimet. Në rastet kur autoritetet italiane do të vendosin për të tërhequr nënshtetasit e tyre nga Shqipëria, apo edhe pasagjerë të tjerë që kërkojnë të shkojnë drejt Italisë, do të jetë e mundur vetëm nëse avionët do të vijnë në Shqipëri pa pasagjerë, pra që vijnë boshë nga Italia. Pasagjerë nga Italia përmes ajrit nuk do të lejohet më të vijnë në Shqipëri. Dhe avionët bosh që vijnë nga Italia mund të marrin pasagjerë italianë nga vendi ynë për t’i dërguar në Itali.”

 

Jo vetëm fluturimet, por edhe lundrimet detare do të ndërpriten.

 

“Sonte do të nisen tragetet e fundit nga Vlora dhe nga Durrësi, Vlorë-Bindisi dhe Durrës-Bari, me pasagjerë që kanë blerë bileta dhe janë për të udhëtuar sonte. Pas këtij itinerari nga të dyja portet, nuk do të ketë udhëtime të tjera në drejtim të Barit apo të Brindisit. Edhe në rastin e transportit detar, nëse autoritetet italiane do të jenë të interesuara të dërgojnë anije bosh nga Italia për të tërhequr pasagjerë, ne jemi të hapur për këtë bashkëpunim.”

 

Në një deklaratë për mediat, ministrja Balluku theksoi se masa do të merren edhe për transportin urban brenda qytetit dhe për transportin ndërqytetas.

 

“Do të merren masa për transportin urban brenda qytetit, që është më i lehtë për tu zgjidhur. Pas mbledhjes së Komitetit Ad Hoc do të keni detaje, gjatë ditës së sotme do të keni një njoftim tjetër. Për sa i pëket transportit urban, orareve që do të lëvizin, por edhe për transportin ndërqytetas që është më i vështirë për t’u tajtuar.”

 

Në Shqipëri deri tani janë konfirmuar 10 të prekur me koronavirus. Që nga e hëna, janë marrë masa drastike duke mbyllur shkollat, ndërprerë aktivitetet kulturore, sportive, tubimet dhe fluturimet e lundrimet me Italinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *