Një model simulimi kompjuterik ka treguar se katër ndërhyrje për kujdesin ndaj demencës përmirësuan cilësinë e jetës në krahasim me kujdesin e zakonshëm, duke vërtetuar kështu efektivitetin dhe ekonominë e tyre.

 

Studiuesit thanë se ndërsa barnat e Alzheimerit premtojnë shumë, mënyra të hulumtuara mirë për t’u kujdesur për njerëzit që preken nga kjo sëmundje nuk përfshijnë mjekim. Këto metoda gjithashtu mund t’i ndihmojnë ata të qëndrojnë të sigurt në shtëpi.

 

“Tani që ne mund të tregojmë se këto ndërhyrje efektive mund të kursejnë gjithashtu para, uhet edhe të gjejmë mënyra për t’i vënë ato në dispozicion për më shumë familje,” tha autori kryesor i studimit Eric Jutkoëitz, një profesor i asociuar në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit Broën, SHBA. “Këto ndërhyrje mund të përdoren për të ndihmuar njerëzit me demencë duke filluar nga sot,” tha ai.

 

 

Maksimizimi i Pavarësisë në shtëpi, duke përfshirë planifikimin e kujdesit, ndërtimin e aftësive dhe monitorimin e kujdesit të ofruar në shtëpi, parashikohen nga studimit.

 

Fuqizimi i kujdestarëve të familjes me njohuri, aftësi dhe mbështetje të përshtatur për sfidat e tyre të kujdesit kishte treguar se përmirësonte cilësinë e jetës si për kujdestarin ashtu edhe për personin që vuan nga sëmundja.

 

Shkencëtarët thanë se pavarësisht se janë të studiuara mirë, ndërhyrje të tilla nuk janë zbatuar gjerësisht në qendrat e kujdesit klinik për shkak të kufizimeve infrastrukturore, siç janë më pak mekanizmat e vendosur për të rimbursuar ofruesit dhe për të mbështetur këto metoda të kujdesit.

 

Të dhënat për simulimin u bazuan në të dhënat nga Qendrat për Shërbimet e Medicare dhe Medicaid të qeverisë amerikane, provat klinike dhe anketat kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *