SHBA-të kanë arrestuar një kontraktore nën akuzat se ka publikuar në një portal lajmesh informacione sekrete lidhur me ndërhyrjen e pretenduar ruse në politikën amerikane.

 

25-vjeçarja Reality Leigh Winner dyshohet se ka mbledhur, transmetuar ose humbur materiale të klasifikuara të mbrojtjes nga një godinë e Agjensisë Kombëtare të Sigurimit, në shtetin e Xhorxhias.

 

Akuzat ndaj saj u lajmëruan shkurtimisht pasi portali “Intercept” publikoi një konferencë të Agjensisë Kombëtare të Sigurimit mbi ndërhyrjen e pretenduar ruse në politikën amerikane.

 

Në këtë dokument thuhet se shërbimet e inteligjencës ushtarake të Moskës janë përpjekur të kryejnë sulme kibernetike në të paktën një software votimi vetëm pak ditë para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, ndërhyrje e cila rezultoi e suksesshme.

 

FBI dhe disa komisione të kongresit po hetojnë çështjen, ndërkohë që presidenti Trump vazhdimisht i ka mohuar akuzat për ndërhyrjen e Rusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *