Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli.

 

Në mesazhin ngushëllues, Nikolla shkruan se Evropa humbi një politikan e shtetar të shquar, ndërsa Shqipëria një mik të mirë.

 

“Jam thellësisht e dëshpëruar për ndarjen nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli. Evropa humbi një politikan e shtetar të shquar, Parlamenti Evropian liderin e tij vizionar, Shqipëria humbi një mik të madh, të rrallë e të çmuar, që ishte, siç u shpreh Ai vetë në takimin që patëm para një muaji, ‘zëri i Shqipërisë brenda BE-së’. Ngushëllime familjes! Pushofsh në paqe, i dashur David!”, shkruan kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *