Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se ndarja nga jeta e mjekut Hysni Shkjau, i cili ishte infektuar me COVID-19, është një humbje e pazëvëndësueshme për qytetarët e Pukës.

Në një postim në “Facebook”, lideri demokrat shkruan se dita e sotme është një ditë zie për personelin shëndetësor në vend.

“Ndarja nga jeta e dr. Hysni Shkjaut është një dhimbje e madhe për familjen dhe miqtë e tij dhe një humbje e pazëvëndësueshme për qytetarët e Pukës të cilëve ai u shërbeu me përkushtim per 40 vite. E sotmja është një ditë zie për personelin shëndetësor në vend, që mes përballjes të vështirë me pasojat e COVID-19, humbi sot dhe një mjek që jetën dhe profesionin e vuri në mbrojtje të qytetarëve. Ngushëllimet e mia shkojnë sot për familjen e dr. Hysni Shkjaut, mjekut të madh të Pukës që do ta nderojë dhe kujtojë përherë veprën e tij. U prehtë në paqe!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *