Mëngjesin e sotëm letërsia shqiptare humbi një nga shkrimtarët e saj më të mëdhenj, Ismail Kadare.

Kolosi i letrave shqipe mbylli sytë përgjithmonë, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike, në vargje e në prozë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllime për ikjen e Kadares.

“Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave, emancipuesin e tyre shpirtëror, Ballkani poetin e miteve të tij, Evropa dhe bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne.

Të qoftë e lehtë lëndina në panteonin e përjetësisë, Kolosi ynë i mendimit dhe i penës!”, shkruan Presidenti Begaj./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *