Subscribe

Edi Rama ka reaguar përmes një mesazhi ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bashkim Fino, i cili ndërroi jetë pasi u infektua me COVID-19.

Rama shkruan se ky ishte një lajm i pabesueshëm duke lënë në zi familjen e madhe socialiste.

“E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë. Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur.”

Bashkim Fino ishte infektuar prej kohësh me koronavirus dhe ishte i shtruar në spital. Ai humbi jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm. Varrimi pritet të bëhet rreth orës 16:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *