Subscribe

Një ambient i pastër në kushtet e pandemisë. Kjo është motoja për të cilën Ambasada gjermane së bashku me Giz-in kanë menduar të investojnë në Bashkinë e Finiqit me 100 kontenier për ndarjen e mbetjeve në burim.

Ambasadori gjerman në vendin tonë u shpreh se infrastruktura e mbetjeve është vetëm fillimi, ndaj projektet synojnë futjen e shqipërisë në BE.

Ndërsa ministri i turizmit, Blendi Klosi shprehet se ky sezon veror është relativisht i vështirë për shkak të pandemisë.

Projektet e investimit të Ambasadës gjermane do të shtrihen në 5 qytete në rang vendi për të ndihmuar qeverisjen vendore në mbajtjen pastër të mjedisit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *