Shefi i Stacionit Policor Fushe Arrez, u ndalua pas një hetimi të SHÇBA, i dyshuar per marredhenie seksuale me dhune.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ne vitin 2015, por eshte kallezuar se fundmi nga vajza, ne prani te nje psikologu.

Ka dyshime te forta se ne muajin prill 2015, ajo eshte ngacmuar seksualisht nga nje punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyre Specialist i Hetimit te Krimeve ne Shkoder.

Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar per përdhunimin që i kishin bërë disa persona ne 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër.

SHÇBA ndaloi shtetasin Izmir Duraku, me detyre aktuale Shef i Postës se Policisë ne Fushë Arrëz, i dyshuar për veprën penale “Marredhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Nderkohe autoritetet shteterore dhe organizata jo fitimprurese kane marre ne mbrojtje shtetasen duke e strehuar dhe duke u perkujdesur, ne nje Qender Sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *