Tre javë pas ngjarjes tragjike ku nga rrezimi i nje skele në një pallat në rikonstruksion humbën jetën 2 punëtorë, policia ndaloi administratorin e firmës, Petrit Syla.

 

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se 46 vjeçari u arrestua pas urdherit që prokuroria kishte lëshuar për të “për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.

 

Mesditën e 16 gushtit punëtorët Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra u zunë poshtë nga skela që u shemb ndërsa të lënduar mbetën edhe 3 punëtorë të tjerë.

 

Për ngjarjen u arrestuan edhe drejtuesi teknik i “skela syla”, Ilir Bendo i cili vijon të jetë në burg ndërsa drejtusi i punimeve Xhimi Tarushi ndodhet në arrest shtëpie.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *