705 kilogramë kanabis u kap në terminalin e trageteve në Portin e Durrësit gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e se martës.

 

Hashashi u zbulua i fshehur në një kamion të ngarkuar me fruta-perime, ndërkohë që policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit nga Maqedonia.

 

Agjentët dyshojnë se hashashi është ngarkuar në Shqipëri dhe synonte tregun italian.

 

Edhe në Vlorë policia sekuestroi mbrëmjen e së martës 70 kilogramë kanabis, ndërsa ka vënë në pranga poseduesin e saj.

 

Nikolas Toçaj, 24 vjeç u arrestua pasi kishte bërë gati për shitje katër thasë me hashash.

 

Lënda narkotike u zbulua në hyrjen e një pallati, ku u bllokua gjithashtu edhe  një automjet tip furgon, me të cilin do bëhej transportimi i lëndës narkotike.

 

Në Peqin në një tjetër operacion blutë sekuestruan 65 kilogramë kanabis ndërsa vunë në pranga katër persona. Asllan Muka, Fidel Osma, Amarildo Brace dhe Mario Hoxholli që të gjithë nga Durrësi u arrestuan gjatë operacionit të koduar transportuesi. Droga ishte ngarkuar në mjetin e tyre BMW X5, ndërsa të arrestuarve iu gjetën dhe rreth 3 mijë euro.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *