Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi reagoi pas ndalimit të disa aktivistëve për mbrojtjen e teatrit nga policia. Vokshi sulmoi policinë, të cilën e quajti vegël të kryeministrit Edi Rama. Sipas saj, aktivistët janë ndaluar pa asnjë arsye.

 

“Pa asnjë arsye, duke i dhunuar dhe fshirë nga celularët pamjet që kishin mundur të regjistronin gjatë ndalimit të dhunshëm. Anëtarët e aleancës: Ergys Mërtiri, Titi Seranaj dhe Dondal Martini janë shoqëruar ndërkohë që dy prej tyre janë ende brenda komisariatit nr 1 në kryeqytet. Ky akt i shëmtuar dhe i rëndë për aktivistë të shoqërisë civile që për muaj dhe vite me radhë kanë demonstruar forcën e një proteste paqësore, siç ishte ajo per mbrojtjen e teatrit është dëshmi e qartë se segmentet politike në Policinë e Shtetit janë aktive dhe në dispozicion të terrorit që përpiqet të mbjellë në opinion kryeministri Rama. Është e qartë që as dorëheqja e Lleshajt nuk ka ndikuar në përdorimin e policisë si vegël qorre e tekave të kryeministrit, i cili jo më larg se dje edhe një herë shprehu mbështetjen për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe ato struktura që manipulian vrasjen e të riut Rasha dhe dhunuan për ditë me radhë të rinjtë protestues në kryeqytet.”

 

Albana Vokshi theksoi se Shqipëria ka nevojë për ndryshim, që policia të mbrojë qytetarët dhe jo t’i shërbejë pushtetit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *