Ndahet nga jeta Tomi Stefanllari ish-atleti i garave të shpejtësisë, trajneri që i fali Korçës, sportistë kampion dhe rekordmen.

Tomi Stefanllari është historia e atletikës shqiptare, ishte një prej atletëve më të mirë në të gjithë historinë e garave 100 dhe 200m. Atleti korçar ka qënë kampion dhe rekordmen në këto dy disiplina në pistë dheu, në ato vite kur atletika shqiptare në garat e shpejtësisë kishte atletë mjaft të njohur.

 

Tomi Stefanllari është padyshim një prej atletëve më të mirë të atletikës korçare. Trajner që i fali Korçës kampionë si Kristaq Lipe, Kastriot Sulçe e Alma Thano, sportistë që për vite të tëra i dhuruan Skënderbeut trofe të shumtë.

 

Tomi Stefanllari pasi ka bërë si askush tjetër sportistin e trajnerin ka bërë po kaq mirë edhe zyrtarin e sporteve korçare. Për sa kohë ai ishte si inspector e kryetrajner i atletikës, sëbashku me Piro Kasatin, Kostandin Peço, Petrika Jakova, Kristaq Tili, Gjergji Burdën, Vladimir Thëngjillin e shumë të tjerë, sollën metoda stërvitore që nuk ishin parë në sportin tonë.

 

Për të gjitha këto dhe shumë të tjera, Tomi Stefanllari do të mbetet gjatë në kujtesën e korçarëve dhe jo vetëm.

 

Vitet e fundit, sëbashku me familjen e tij i ka kaluar në SHBA. Atletika korçare ka humbur kampionin, sportdashësit kanë humbur modelin e sportit të atletikës, familja njeriun e tyre  të dashur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *