Kryedemokrati Lulzim Basha shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-të dënuarit politik, Qani Sadiku, i cili ka vuajtur 18 vite në kampet dhe burgjet e regjimit komunistit.

 

Në mesazhin e tij të shpërndarë në “Facebook”, lideri demokrat shkruan se Sadiku është legjendë e qëndresës antikomuniste brenda dhe jashtë burgut politik të diktaturës.

 

“Me trishtim mora lajmin e ndarjes së parakohshme të z. Qani Sadiku, legjendë e qëndresës antikomuniste brenda dhe jashtë burgut politik të diktaturës. Ngushëllimet më të ndjera familjarëve, miqve dhe bashkëvuajtësve për këtë humbje. U prehtë në paqe e i paharruar kujtimi i tij!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *