Bashkëshorti i ministres së Kulturës Elva Margariti, Artan Asllani, është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare.

Ai ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundjeje të rëndë, nga e cila vuante kohëve të fundit.

Artan Asllani ishte një biznesmen i njohur në Tiranë. Ai ka zotëruar një biznes dekoresh.

Homazhet për të ndjerin do të zhvillohen të dielën në orën 09:00. Më pas do të përcillet për në banesën e fundit në Tufinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *