Shuhet aktori i njohur Xhemil Tagani. Ai u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare.

 

Gjatë karrierës së tij artistike, Tagani ka interpretuar mbi 70 role në teatër, kryesisht nga dramaturgjia kombëtare.

Në vitin 1968 ai nisi punë si aktor në Teatrin Popullor.

 

Ndër rolet e tij që do të mbeten gjatë në mendje përmendim: Agroni te “Shokët”, Alqi te “Studentja e vitit të fundit”, Tushka te “Një nuse për Stasin”, Uçi te “I pazvëndësueshmi”, Selimi te “Bashkë me Agimin”, Ina te “Arturo Ui”, Peç Mbloçi te “Lumi i vdekur”, Reizi te “Duke u gëdhirë viti 1945”, Samiu te “Kështu të dua”, Thomai te “Nën dritat e skenës”, te “Kryqi i bardhë”, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *