Regjisori dhe aktori i njohur shqiptar Pirro Mani është ndarë nga jeta në moshën 89-vjecare.
Aktori ka ndërruar jetë në shtetet e bashkuara të Amerikës, ku jetonte prej disa kohësh së bashku me bashkëshorten e tij aktore, Pavlina Mani.
Mani lindi në Korçë më 14 Prill 1932 dhe u shqua si një nga personalitetet më të njohur në historinë e teatrit shqiptar. Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje teksa është nderuar me disa tituj, mes të cilëve edhe “Artist i Popullit”.
Pasi kreu studimet e larta ,mani punoi si regjisor ne teatrin “Cajupi” te Korces deri ne vitin 1967 ndersa që nga ky vit deri ne 1992 ka qënë drejtues dhe regjisor i Teatrit kombëtar.
Ndër shfaqjet që kanë vecuar talentin e madh te regjisorit janë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”,”Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Epoka para gjyqit”, “Nata e 12 -të” si dhe “Prometeu”. Ne shume shfaqje te tij, Mani u ka kushtuar kujdes vizatimit te personazheve kontradiktore, dyfytyreshe e te tjetersuara.
Prej disa vjetësh ai jetonte në Nju Jork, së bashku me familjen e tij dhe të shoqen, aktoren e mirënjohur Pavlina Mani.