Protesta e studenteve ka hyrë në një tjeter fazë. Skadimi i afatit drejtuar qeverisë në lidhje me 8 kërkesat e tyre i ka kapur disi të papërgatitur vetë të rinjte në lidhje me hapat e metejshëm që duhet të ndjekin.

 

Në një situatë të tillë kanë dalë në pah edhe ndasite  epara të mëdha mes studenteve. Një pjesë qëndruan tek Ministria e Arsimit, të tjerë bllokuan qarkullimin e mjeteve te Zogu i Zi, ndërsa një numër tjetër prej tyre i është drejtuar kryeministrisë.

 

Studentët qëndrojnë të ulur para zyrës se Ramës, i cili shpesh herë i kishte ftuar në dialog pavarësish se të rinjte nuk i negociojnë kërkesat e tyre.

 

Mbetet për tu parë nese ideja për ta zhvendosur protestën para kryeministrisë do të mbështetet apo jo nga të gjithë zërat studentore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *