Subscribe

NATO ka pranuar propozimin e ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka për të mbajtur në Tiranë Ministerialin e Mbrojtjes. Ky ministerial do të mbahet në datat 17 dhe 18 qershor dhe do të jetë hera e parë që organizohet në Ballkanin Perëndimor.

 

Kjo pasi prej më shumë se 10 vjetësh takimet janë mbajtur në Belgjikë. Xhaçka e vlerësoi këtë vendim të NATO dhe u shpreh se kjo tregon që Shqipëria është faktor stabiliteti në rajon.

 

“Vendimi i Aleancës për tu takuar në Shqipëri është jo vetëm vlerësim maksimal për sigurinë që vendi ynë përcjell si një aleat i denjë, por edhe një mesazh i fortë i NATO për vëmendjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor e rolit të fortë që Shqipëria luan si faktor stabiliteti në rajon.”

 

Ministrja shtoi se gjatë këtij takimi rritet edhe përgjegjësia për t’u përfaqësuar siç duhet me qëllim që Shqipëria të tregojë seriozitet për të qenë kryeqendra e mbrojtjes dhe sigurisë në botë për dy ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *