Prej tre netësh qyteti juglindor, është gjallëruar nga edicioni i parë i Festivalit “Muzika Internacionale në Korçë”. Një mbrëmje gala, që ka sjellë në ambientet e Pazarit të Vjetër të Korçës, ballon vieneze dhe një koncert frymëzuar nga më të famshmit “Luciano Pavarotti and Friends” në versionin shqiptar “Inva dhe miqtë”.  Qershia mbi tortë ishin çifti i balerinëve profesionistë Enada dhe Gert Vaso që performuan disa valse vieneze.

 

Emocione të mëdha kanë përjetuar edhe të rinjtë e ansamblit “Skënderbeu” që i janë bashkuar çiftit të balerinëve profesionistë, duke i shoqëruar në kërcimet e tyre. Në këtë natë kushtuar muzikës klasike vieneze, pjesë e pistës së vallëzimit, ngritur në sheshin e pazarit, janë bërë edhe shumë personalitete që kanë qënë të ftuar për të shijuar disa nga kryeveprat klasike të kolosëve Mozart, e Shtraus.

 

Mik festival do të vijojë edhe për dy netë të tjera të dhurojë një shumëllojshmëri aktivitetesh në qytetin e Korçës, duke bërë bashkë artistët lirikë të rinj e të afirmuar të skenës kombëtare e ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *