Subscribe

Një mbrëmje magjike e mbushur me emocion për artdashësit ishte ajo e të shtunës në qytetin e Korçës. Nata e tretë e “MIK Festival” solli koncertin recital të pianistes së njohur Ardita Bufaj tek “Hani i Pazarit”.

 

U përcollën mjeshtërisht dhe me nostalgji kolonat zanore te filmave shqiptarë nën tingujt e pianos dhe recitimit nga Zamira Kita.

 

Pianistja Ardita Bufaj tha se mbrëmja ishte e veçantë, pasi risolli në vëmendje të publikut kolonat më të njohura zanore të filmave shqiptare.

 

Me misionin për të promovuar dhe sjell trashëgiminë kulturore, drejtuesja e festivalit, sopranoja Inva Mula u shpreh e vlerësuar për mikpritjen e korçarëve.

 

Në koncert, veç qytetarëve dhe turistëve nuk mungua as ambasadorët e huaj: diplomatja amerikane Yuri Kim, e shoqëruar nga ministrja Elisa Spiropali dhe Niko Peleshi, ishin pjesë e publikut që duartrokiti interpretimet muzikore.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *