Subscribe

Kjo e shtunë pritej të shënonte lëshimin per here te pare te sondës ne diell. Por një gabim teknik i sondës  “Parker” të NASA-s, dështoi planin për eksplorimin

 

Gjithçka ishte gati, por kushtet atmosferike ishin premtuese, ndërsa sonda do të lëshohej në orën 3:33 të mëngjesit me orën lokale.

 

Por numërimi mbrapsht u ndërpre për shkak të një alarmi. Megjithatë agjencia hapësinore njoftoi shtyrjen e misionit historik për dërgimin e një sateliti më pranë diellit si asnjëherë më parë në misionet e NASA-s.

 

“Parker” pritet të futet drejtpërdrejt brenda atmosferës së jashtme të yllit më të madh të sistemit tonë. Sonda do të grumbullojë të dhëna të cilat mund të zbulojnë disa nga misteret më të mëdha në lidhje me aktivitetin e diellit dhe ndikimin e tij planetin Toke.

 

Shkencëtarët kanë përllogaritur që sonda “Parker”, do t’i mbijetojë temperaturave shkrirëse gjatë periudhës 7 vjeçare dhe do të arrijë një distancë rekord prej 6,3 milionë kilometrash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *