Kryetari i PDK, Nard Ndoka e akuzoi kreun e PSD, Tom Doshi se e merr mandatin e deputetit me lekë.

 

Gjatë një interviste për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Ndoka tha se për këtë problem janë shqetësuar edhe partnerët ndërkombëtarë.

 

Të njëjtën akuzë ai e hodhi edhe për socialistët, për të cilët tha se nuk kanë të drejtë të bëjnë fushatë në Shkodër.

 

“Kandidatët e PS kanë humbur të drejtën politike dhe morale të bëjnë fushatë. Ata më tepër po tentojnë te blerja e votës. Doshi njihet si një njeri që e fiton mandatin duke e blerë atë, jo se ka mbështetje. Ky është një problem madhor, që ka shqetësuar edhe faktorin ndërkombëtar. Matrapazët e votave nuk po gjejnë treg sepse njerëzit e kanë kuptuar se do të ishte më mirë të votoni të lirë për atë që mendojnë, sesa ta shesin votën e tyre.”

 

Kandidati për deputet në Shkodër komentoi edhe premtimin që i bëri kryedemokrati Lulzim Basha për një vend të sigurt në lista, teksa në fakt, është i teti.

 

“Në politikë nuk ka vende të paarritshme, gara është e hapur dhe unë po tentoj të marr maksimumin e votave në Qarkun e Shkodrës sepse hapësira ime politike është më e madhe. Kandidatët e tjerë janë të fokusuar në zona të veçanta. Është shumë e rëndësishme që opozita të maksimalizojë votat, kauza më e rëndësishme është fitorja e opozitës.”

 

Kandidaturat nga partitë e reja opozitare nuk do të krijojnë probleme për opozitën, tha Nard Ndoka. Sipas tij, në këtë mënyrë do të bjerë elektorati gri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *