Pas ndeshjeve të kombëtareve, rikthehet në fushë kampionati më i ndjekur për tifozët shqiptar dhe jo vetëm, Serie A. Kjo e shtunë premton spektakël, emocion me të gjitha sfidat, por spikat ajo mes Napolit dhe Juventusit. Dy skuadra me objektiva maksimale këtë sezon, por që në start kanë treguar ”fytyra të ndryshme”.

 

Nga njëra anë ”Zonjë e vjetër” nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë, pasi në dy ndeshje ka regjistruar një humbje dhe një barazim , diçka e parashikueshme kjo për bardhezinjtë, që kujtohen si pretendentët kryesor për të fituar titullin kampion e aq më tepër kur përballë kishin skuadra si Empoli apo Udinese. Megjithatë historia ka treguar se gjithçka mund të ndodhi dhe ka akoma shumë ndeshje të tjera për tu luajtur.

 

Nga ana tjetër nuk mund të thuhet e njëjta gjë për napolitanët që në drejtimin e Luciano Spalleti kanë bërë detyrën me dy fitore respektivisht ndaj Xhenoas dhe Venecias. Sa i përket organikës së dy skuadrave  ka akoma dyshime tek trajnerin italian Masimliano Alegri,  për 11 titullarët që do të hedhi në fushë.

 

Sipas mediave italiane Frederiko Kiesa ka pësuar një tërheqje në muskujt e pasëm të kofshës dhe nuk dihet nëse do të jetë gati. Përveç kësaj  5 futbollistë nga Amerika e Jugut, si Dibala, Rodrigo, Bentankur Danilo Sandro dhe Kuadrado, do të mbërrijnë në Torino jo më përpara sesa mesnata e të premtes për shkak të ndeshjes së fundit me kombëtaren .

 

Ndërsa tek napolitanët  i kanë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe do të tentojnë te ruajnë rezultatet pozitive  .

 

Dueli Napoli-Juventus do të luhet të shtunën në orën 18:00 ndërsa në sfidat e tjera të së shtunës Atalanta pret Fiorentinën, ndërsa Empoli -Venecian.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *