Napoli nuk i ndahet kreut të klasifikimit. Edhe në javën e dhjetë të kampionatit italian nuk kishte surpriza me napoletanët që vijojnë serinë e fitoreve.

 

Skuadra e Spalletit mposhti me rezultatin e pastër  3-0 Bolonjën në një ndeshje të dominuar tërësisht nga ata . Napoletanët zhbllokuan rezultatin që në minutën e 18, me një supergol nga  Fabian Ruiz.

 

Edhe pas këtij goli skuadra ishin sërish më kërkuese dhe pak para fundit të ndeshjes, gjyqtari drejtoi gishtin nga pika e bardhë e 11 metërshit. Aty Lorenco Insinje nuk fali dhe dyfishoi rezultatin pas vështirësi.

 

Kaq mjaftoi për pjesën e parë ndërsa edhe e dyta nisi po njësoj. Napoletanët sulmonin dhe miqtë nga Bolonja mbroheshin. Goditja finale erdhi sërish nga një penallti kur pas një faulli në zonë, ishte përsëri Insinje që shënoi dhe mbylli gjithçka me rezultatin e pastër 3-0.

 

Një triumf që e mban Napolin në vendin e parë me 28 pikë po aq sa Milani, por me një golavarazh më të mirë, ndërsa ndiqen nga Interi i vendit të tretë  me 7 pikë më pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published.