Atalanta me Napolin siguruan nga nje fitore me goleade ne sfidat e javes se 15 te seria A. Ekipi i Gasperinit mposhti me 5-1  Sassuolon ne shtepi. Dy here Zapata, Pessina, Gosens dhe Muriel siguruan triumfin per Atalanten e Gjimshitit. Ndersa te kaltrit e Gatuzzos mpshten ne transferte Cagliarin, me rezultatin 4-1, fale dy golave te Zielinski, dhe me pas Lozano e Insigne.

Nderkohe Roma ka marre nje fitore minimale ne shtepi, perballe Sampdorias, ku i ka mjaftuar vetem goli i Dzekos ne minuten e 72’ per te siguruar tre piket dhe ruajtur vendin e trete ne kampionat. Hap falas per ekipin tjeter kryeqytetas, Lazion, i cili u ndal ne barazim 1-1 me Genoan ne transferte. Penalltise se Ciro Immobile ne minuten e 15’ iu pergjigj Matia Destro ne te 58-en.

Nje rezultat zhgenjyes ky per ekipin e Simone Inzaghit, i cili renditet ne vend te 9 me vetem 22 pike duke u larguar dhe me shume nga pozitat qe te cojne ne kupat e Europes. Vlen gjithashtu te theksohet se Gardiani i kombetares sone,  Thomas Strakosha nuk u aktivizua serish ne loje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *