Subscribe

Pas protestës së zhvilluar një javë më parë në Tiranë para Ministrisë së Infrastrukturës, naftëtarët e Ballshit kanë paralajmëruar grevë urie.

Vendimi erdhi si rrjedhojë e mungesës së një përgjigjeje nga ana e autoriteteve shtetërore, por edhe kompanisë private në lidhje me çështjen e pagave të prapambetura.

Naftëtarët akuzuan kompaninë se i mashtroi dhe se nuk e mbajti premtimin pavarësisht nënshkrimit të kontratave individuale më të gjithë punonjësit.

Në rafinerinë e Ballshit punojnë rreth 850 vetë, ndërkohë që kjo pritet të jetë greva e dytë e naftëtarëve brenda pak kohëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *