Subscribe

Gratë naftëtare të Ballshit kanë vendosur ta ndërpresin grevën e urisë, por me kushtin që kryeministri Edi Rama t’i japë zgjidhje çështjes së pagave të prapambetura.

Kreu i qeverisë ka reaguar menjëherë, duke e cilësuar një lajm shumë të mirë mbylljen e grevës. Ai iu drejtohet naftëtarëve që të përcaktojnë përfaqësinë, në mënyrë që të ulen për të dialoguar.

“Lajm shumë i mirë mbyllja e grevës në Ballsh! Më vjen keq për kaq shumë ditë mundim të panevojshëm, përderisa jo vetëm kemi qenë plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit tuaj, po edhe të gatshëm ta qajmë hallin së bashku! Tani caktoni përfaqësinë dhe nesër do të jem vetë aty me ju”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *