Subscribe

Naftëtarët vazhdojnë të refuzojnë daljen nga greva, pavarësisht thirrjeve të shumta të kryeministrit Edi Rama. Edhe apelit të tij të fundit këtë të premte, naftëtarët ju përgjigjën negativisht. Ata thanë se grevën nuk do ta mbyllin dhe se nëse Rama do dialog, duhet të shkojë në Ballsh.

 

“E përgëzoj kryeministrin për lajmin e mirë që na jep neve. Edhe njëherë verdikti nuk është i imi, por i grave aty lart që po sakrifikojnë. Rama të vijë në Ballsh, të ulemi, të negociojmë.”

 

Më herët, Edi Rama tha se menjëherë sapo naftëtarët të dalin nga greva, ai vetë do të shkojë atje për të zgjidhur problemin. Sipas Ramës, nuk mund të zgjidhen gjërat duke bërë presion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *