Banorët janë të frikësuar pas dy shpërthimeve të njëpasnjëshme të ndodhura mbrëmjen e kësaj të marte në Lezhë. Një prej tyre, i cili njoftoi edhe policinë, rrëfeu se për shkak të frikës të gjithë kanë dalë jashtë.

 

“Ishim tek shtëpia brenda, po hanim bukë, një goditje e jashtëzakonshme. Na u drodh shtëpia dhe ne dolëm jashtë në sekondë. Pastaj erdhi goditja tjetër. Për mua ishte goditje nga ajri. Për mua kanë shpërthyer në ajër. Dolëm jashtë gjithë familja nga frika. Ne kishim frikë mos vinte ndonjë tsunami. Morëm policinë por na thanë se nuk dinë gjë. Nuk kemi parë gjë”, u shpreh ai për mediat.

 

Deri tani nga policia nuk ka asnjë informacion zyrtar se çfarë ka shpërthyer apo nëse ka të lënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *