Një infermier në Spitalin Rajonal të Beratit është dhunuar gjatë mbrëmjes së kësaj të shtune nga dy të rinj. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e Repartit të Urgjencës në spitalin e Beratit.

 

Mësohet se dy të rinjtë janë shkëmbyer në koridor me infermierin dhe i kanë kërkuar llogari se përse ky i fundit iu ka prerë rrugën. Fillimisht janë konfrontuar me fjalë, më pas sherri ka degraduar në dhunë fizike. Të rinjtë kanë goditur me grushta dhe shkelma infermierin dhe më pas janë larguar.

 

Mësohet se pas hetimeve të kryera,policia ka arritur të identifikojë dy të rinjtë që goditën infermierin, Ernito Shehu.

Agresorët me iniciale K.Sh dhe E.D janë shpallur në kërkim nga policia, ndërkohë që infermieri ka marrë lëndime të lehta dhe është mjekuar.

 

Burime policore konfirmojnë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe se infermieri nuk kishte njohje të mëparshme apo konflikt me këta shtetas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *