Subscribe

Kryeministri Edi Rama kërkoi ndihmën e Hungarisë që Shqipëria të bëjë hapa përpara në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Në një deklaratë të përbashkët për mediat me homologun hungarez, Viktor Orban, Rama tha se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të vijoj më tej.

 

Shefi i qeverisë nuk kurseu batutat, duke i kujtuar Hungarisë se ekipi i Ferencvaroshit ka golashënuesin më të mirë, Myrto Uzunin, që është shqiptar.

 

“Ishte një nder që të isha mik i kryeministrit sot dhe të kishga mundësi të shkëmbeja me të pikëpamje për tema që përmendi kryeministri, por edhe për t’i kërkuar mbështetje dhe ndihmë në rrugëtimin e zhvillimit, modernizimit dhe të integrimit. Në këndvështrimin tonë, Hungaria është një vend me shumë dije dhe përvoja mbresëlënëse. Ju na dhuruat një mbretëreshë, ne ju kemi dhuruar golashënuesin më të mirë Ferencvaroshit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *