Katër muaj pas ndalimit të qarkullimit të monopatinave, qytetarë dhe aktivistë u mblodhën në një protestë para Ministrisë së Brendshme.
Ata kërkojnë kthimin e skuterave të sekuestruar, shfuqizimin e vendimit për ndalimin e tyre, si dhe dëmshpërblim për bizneset dhe qytetarët që, sipas tyre, kanë pësuar humbje ekonomike.
Me pankarta në duar dhe të indinjuar, ata shprehen se monopatinat ua lehtësojnë lëvizjen dhe punën e përditshme, duke theksuar se nuk janë kundër rregullimit të përdorimit të tyre, por kundër ndalimit të plotë.
Ndërkohë, disa ditë më parë, ministrja Koçiu ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga vendimi për ndalimin e monopatinave, duke bërë të ditur se po punohet për hartimin e një kuadri të ri ligjor që do të rregullojë këtë aktivitet.





