Policia e Tiranës ka dyshime të forta se 5 anëtarët e grupit të mashtuesve që i morën biznesmenit nga Shkodra 40 mijë euro funskionojnë pas urdhrave të Florian Gjergjit.
Ky i fundit është në kërkim nga blutë pasi akuzohet se ka arritur që të mashtrojë dhjetra biznesmenë duke përdorur të njëjtën skemë.
Ai hiqej si politikan i njohur dhe në emër të tyre u kërkonte biznesmenëve shuma të konsiderueshme parash.
Të dielën policia arrestoi Krenar Toromenin, Ilia Gjinin dhe Artur Lecinin.
Ata e kishin marrë biznesmenin në aplikacionin Viber me një numër të paregjistruar dhe i ishin prezantuar si miku i ngushtë i Tonin Marinajt, kryetarit të bashkisë në Malësi e Madhe.
Të arrestuarit i kanë kërkuar shumën prej 40 mijë euro, me pretendimin se do ia çonin Marinajt dhe do ai do e kthente brenda pak ditësh.
Biznesmeni ka thënë se paratë ua ka dhënë me mirëbesim dhe në mbrëmje pasi ka marrë Tonin Marinajn në telefon për ta pyetur nëse i kishte marrë paratë kuptoi se ishte mashtruar.





