Subscribe

Këto pamje të jashtëzakonshme të një viti më parë, do ti mungojnë festimeve të Fiter Bajramit në një kohë kur e gjithë bota gjendet ende e kërcënuar nga pandemia e koronavirusit.

Besimtarët muslimanë do të festojnë në shtëpitë e tyre duke shënuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Por shumë vende kanë ndaluar faljen e namazit të Bajramit në xhami, po ashtu janë mbyllur tregjet dhe është ndaluar kategorikisht grumbullimi i njerëzve. Ndërsa në Pakistan, xhamitë janë hapur për ritualet fetare. Në këtë vend janë lehtësuar edhe masat tjera të izolimit.

Në Iranin e goditur rëndë nga pandemia, lutjet e Bajramit do të lejohen në zonat që janë përcaktuar si vende me “rrezik të ulët”. Kufizimet e udhëtimit midis provincave iraniane gjatë festës janë lehtësuar, për t’iu mundësuar familjeve të bëhen bashkë.

Edhe në SHBA është lejuar hapja e objekteve fetare këtë fundjavë. Ndërsa një kishë në Berlin ka mirëpritur besimtarët muslimanë, që nuk janë në gjendje të shkojnë në xhami, pas udhëzimeve për distancim fizik.

Objektet fetare janë rihapur më 4 maj në Gjermani, pas mbylljes disajavore, ndonëse edhe tani besimtarët duhet të mbajnë distancë nga njëri-tjetri prej 1.5 metrash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *