Subscribe

Nuk ndodh shpesh që koncertet me muzikë dhome të promovojnë muzikën shqiptare. Por në muzeun e Artit Oriental Bratko në Korçë, kanë jehuar tingujt e kompozitorit Endri Sina.

 

Ai rikthehet pas shumë vitesh në liceun ku mori mësimet e para të muzikës në Korçë, e zgjodhi që këtë koncert ta realizojë me artistët korçarë, ata që studiuan në të njëjtat banka me të e që sot janë profesorë e instrumentistë.

 

Për një ditë Sina ka lënë Universitetin e Arteve ku edhe punon për të takuar të vegjlit që studiojnë në liceun e Korçës, e që me shumë gjasa janë artistët e së nesërmes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *