Subscribe

Qyteti i gurtë i Gjirokastrës ka hapur dyert për të mirëpritur muzikën dhe vallet krutane të ndërthurura me sazet e Përmetit dhe polifoninë. Atmosfera e krijuar në pazarin e qytetit ka tërhequr jo vetëm vendasit, por edhe turistët e shumtë.

 

Edhe për artistet e ansamblit Pleqtë e Krujës ky aktivitet është i rëndësishëm përsa i përket promovimit te vlerave autentike shqiptare.

 

“Ne jemi brezi i katërt qe trashëgojmë punën e bukur që kanë bërë brezat që nga fillimi e në vazhdim. Gjirokastra për ne është qyteti i dytë pas Krujës që si të thuash kanë bërë historinë .”

 

Ndërsa për të rinj si Aurel Bariu, nipi i mjeshtrit te klarinetes Laver bariu performanca të tilla në krah të artistëve të njohur të skenës janë gjithmonë emocionuese.

 

 “Për ne sot është një nder i madh që kemi ardhur në Gjirokastër të performojmë. Këto janë aktivitete shuam të rëndësishme për ne që trashëgojmë sazet dhe duhet të mbajmë sa më shumë gjallë dhe të vazhdojmë këtë traditë.”

 

Përveç muzikës, në Gjirokastër janë bërë bashkë edhe artizanët. Dallëndyshe Tabaku , një artizane e vjetër në profesion, shprehet e shqetësuar se punimet me dorë fatkeqësisht po humbasin.

 

DALLENDYSHE TABAKU

 

ARTIZANE

 

“Puna e dorës nuk vdes kurrë është diçka që preferohet. Po e keqja është që ne jemi brezi i fundit që e punojmë dhe brezi i ri nuk po e merr. Puna e dorës po shkon drejt shuarjes.”

 

Aktivitete te tilla synojnë gjallërimin e jetës kulturore në qytetin e Gjirokastrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *