Drejtoria e Policisë së Dibrës ka zhvilluar operacionin e koduar “MUZGU” gjatë të cilit u sekuestrua rreth 23  gram lëndë narkotike e llojit Kokainë.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi :

 

Luan Boça, 20 vjeç, banues në Bulqizë

 

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit fizik që iu bë  shtetasit Luan Boça,  në një lokal në qytetin e Klosit, iu gjet e fshehur në trup  një  qese plastike  brenda së cilës gjendej lëndë narkotike e dyshuar  kokainë, i cili do ta shiste në doza.

 

Në  cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike  e dyshuar kokainë me peshë 22.75 gram.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *