Deputeti i opozitës Myslim Murrizi ka sulmuar kreu e PD Lulzim Basha në lidhje me tryezën për reformën zgjedhore.

Nënkryetari i Kuvendit shkruan se dikur Basha betohej për Kishën e Laçit lidhur me kokën e Damian Gjiknurit dhe sot ulet në tryeze për një process për të cilin e akuzonte fort muaj më parë. Për ta ilustruar qëndrimin e fortë të Bashës ndaj Gjiknurit, deputeti opozitar sjell edhe një video.

Murrizi shton se Basha e Bylyket e tij tallen me kokat e demokrateve duke aluduar edhe për një marrëveshje në këtë rast që lidhet edhe me pushimin e cështjes gjyqësore të liderit të opozitës.

 

Basha betohet per Kishe te Laçit

Bylyku i tij per koke te Damianit

Basha,Bylyket, Enuket dhe Tufa qe kane vetem hallin e menderes se tyre,tallen me KOKAT e DEMOKRATEVE

Po HALE-ATET e tjere te Bashes,si ndjehen kur vetem HALEJA-ATJA “kryesore” eshte pjese e kesaj HALEJEMARREVESHJE te “ madhe” pasi Rama nuk mbajti te “KAPUR” me dore drejtesine siç ben shpesh ai, por e leshoj sa pushoi çeshtjen e Bashes???

 

Murrizi këmbëgul në kërkesën e opozitës se re parlamentare për ndryshimin e sistemit zgjedhore, që sipas tij iu duhet shqiptarëve dhe jo kryetareve e mercenareve.

Murrizi paralajmeroi se nuk ka ndërmend të votoj pro një marrëveshje, që sipas tij po bëhet nga një tufe hajdutësh.

 

NDRYSHIMI I SISTEMIT ZGJEDHOR ESHTE KERKESE QE JU DUHET SHQIPTAREVE, JO KRYETAREVE DHE MERCENAREVENdaj jo vetem qe nuk votoj asnje marreveshje te tufes se hajduteve qe nxituan te firmosin shpejt pa ardhur ambasadorja e SH B A, por do te punoj e loboj fort me çdo koleg DEPUTET qe nuk eshte pjese e kesaj tufe dhe qe ka moral e dinjitet, qe te realizojme LISTAT E HAPURA, ku VETEM QYTETARET TE ZGJEDHIN DEPUTETET

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *