Jo vetëm Astrit Patozi, por edhe Myslim Murrizi do ta ankimojë në Gjykatën Kushtetuese Kodin e ri Zgjedhor. Duke folur për emisionin “Quo Vadis”, deputeti i opozitës tha se rivendosja e pragut në shpërndarjen e mandateve është antikushtetues dhe për këtë duhet të shprehet Gjykata Kushtetuese.

 

“U arrit ndërhyrja në Kushtetutë, të prishej pazari i pistë i 21 prillit të 2008, që ishte mbyllje hermetike të zgjedhurit ndaj zgjedhësit, u arrit pragu të ulej me 1% megjithëse edhe kjo jo tamam-tamam dakordësi e imja dhe grupit që përfaqësoj e asaj pjese të opozitës reale në paralment. Hapja e listave në votim ishte një avantazh dhe një nga arritjet e asaj beteje prëj 19 muajsh, por rivendosja e pragut në shpërndarjen e mandateve nuk është kërkesë e jona. Është një kërkesë antikushtetuese, e cila besoj nga ana ime, pasi të hyjë në fuqi Kodi Zgjedhor, por edhe nga fuqi të tjera politike, do të ankimohet në Gykatën Kushtetuese. Edhe pas zgjedhjeve do të jemi këtu, do të ketë individë të cilët në mënyrë të pavarur do të ankimojnë në Gjykatën Kushtetuese, nëse për hatër të herësit nuk marrin mandate, por mandatet i merr dikush që është përpara herësit, por me shumë më pak vota se ata që kapin herësin, sepse është antikushtetuese.”

 

Duke komentuar klimën politike, Myslim Murrizi akuzoi kryeministrin Edi Rama e presidentin Ilir Meta se po bëjnë teatër.

 

“Teatrin e pështirë politik të gjoja debateve të ashpra, sherreve është një teatër palacosh që shqiptarët e vuajnë në kurriz prej 30 vitesh, po t’i shikosh se cfarë i kanë thënë njëri tjetrit, “me rob shpie, libër shpie, rob dasme, libër dasmë”. Po të jetë në ndonjë fshat që ka burra të fisshëm asnjë nga këta nuk duhet të shkojë në varrimin e njëri tjetrit, në konceptin moral, njerëzor, por këta nuk njohin as moral as dinjitet, as nuk kanë fytyrë, iu ka plasur cipa është i gjithi një teatër i pështirë. Beteja politike e Ramës me Metën është një betejë mes komunistësh se kush do të privatizojë heronjtë e luftës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *