Një murgeshë 79-vjeçare nga Kalifornia, Mary Margaret Kreuper vodhi më shumë se 835,000 dollarë në një shkollë katolike, ku punoi për dekada si drejtoreshë, me qëllim që të paguante borxhet nga bixhozi, thanë prokurorët në SHBA.

 

Kreuper e pranoi fajin dhe tani do të përballet me 40 vjet burg.

 

Në një prononcim për “The Washington Post” avokatët e saj thanë se ajo është “shumë e penduar”, ndërsa ka kërkuar gjithashtu ndjesë dhe keqardhje për çdo dëm që ka shkaktuar.

 

“Sapo u ballafaqua, ajo pranoi përgjegjësinë e plotë për atë që kishte bërë dhe ajo ka bashkëpunuar plotësisht me zbatimin e ligjit.”

 

Po ashtu, dyshohet se ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor.

 

Kreuper drejtoi Shkollën Katolike për 28 vjet. Zyra e avokatit të SHBA-ve theksoi se ajo kontrollonte llogaritë në një union krediti, duke përfshirë një llogari kursimi për shkollën dhe një të krijuar për të paguar shpenzimet e jetesës së murgeshave të punësuara nga shkolla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *