Edhe për këtë sezon turistik, problem kryesor në bregdetin e Vlorës mbetet mungesa e rojeve të plazheve.

 

 

Të gjitha kullat e shpëtimit përgjatë zonës së Lungomares, si në plazhet publike ashtu dhe në ato private siç shihet nga pamjet janë bosh.

 

 

“Ku ka roje plazhi. S’ka asnjë gjë këtu. Eshte i domosdoshëm.”

 

Pushuesit thonë se ka pasur raste kur persona të moshuar kanë rrezikuar mbytjen në det.

 

“Një shoku jonë shpëtoi para pak ditësh një të moshuar se ngeli. Nuk ishte askush për ta shpëtuar.”

 

Problematika është evidente edhe në plazhet e tjera të qarkut të Vlorës, ku shumë biznese vazhdojnë të jenë në kërkim të një vrojtuesi.

 

“PËRPARIM KAMBERAJ – TRAJNUES I VROJTUESVE TË PLAZHIT

Eshte evidente se dhe ne vet e pame qe ne plazhin karshi nesh mungojne vrojtuesit, por dhe ne shume plazhe te tjera. Qe ne 20 mars duhej qe te gjitha bizneset te kishin plotesuar kushtet. Jemi shume vone per te kerkuar.”

 

Sipas Kamberajt, shkak për këtë situatë është bërë mungesa e interesit në radhët e të rinjve për të ushtruar këtë profesion, por dhe administratorët e bizneseve, të cilët i shfrytëzojnë vrojtuesit për të bërë edhe punë të tjera. Deri më tani, në plazhet shqiptare kanë humbur jetën pesë pushues.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *