Subscribe

Te afermit e pacienteve ne pavionin e diegie plastikes ankohen per mungesen e madikamenteve. Pëllumb Kurti Nga Elbasani ka sjelle me urgjences ne spital mbesen e tij 4 vjecare e cila ka pesuar diegie te rende.

Pëllumbi thote se mjeket i kane kerkuar te bleje vete ilacet per kurimin e vogelushes per shkak te mugngeses ne spital.

PËLLUMB KURTI

Une dua qe te me sherohet fëmija e kam sjelle që dje ne kater pasdite në Tirane. Eshte djegur jashtë mase dhe këto ilace që me dhane doktorët kushtojnë 600 mije leke dhe nuk kam mundësinë ti marr. Une jam me ndihme sociale, me tre femije, nusja me ka vdekur. Spitali nuk i kishte, doktoresha tha nqs i sjellin ketu nga një shoqate a ku di une do ta sheroj femijën. Goca është kater vjece.

Pellumbi Kurti ben apel per ndihme pasi nuk ka para per te perballuar shpenzimet per kurimin e mbeses.

Eshte komplet e djegur si para mbrapa është djegur me uje te nxehte. I bej thirrje ministres se Shendetesise dhe kryeministrit dhe Taulant Balles. Jam ketu ne Tirane, kam dhene numrin e telefonit, u bej thirrje te me ndihmoje të shëroj fëmijën.

Vajza është sjelle  pasditen e së hënës me urgjencë nga fshati Shushicë në repartin e djegie-plastikës pasi u dogj me uje te nxehte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *