Mungesa e gjykatës kushtetuese duket si faktori kryesor i ngërçit politik që ka ndodhur ditët e fundit në politikën shqiptare, ku presidenti Meta nuk dekreton propozimin e kryeministrit Rama.

 

Paneli i të ftuarve në Real Story ka diskutuar këtë mungesë të organit kushtetues si një problem madhor në këtë situatë. Gjithashtu ato kanë diskutuar dhe heshtjen e kreut të shtetit Meta duke mos treguar arsyet e qarta se pse nuk e dekreton ministrin e Brendshëm Sandër Lleshin.

 

Mungesa e kushtetueses në këtë rast është një mënyrë që ne të analizojmë nëse ka apo jo zgjidhje të krizës politike është shprehu politikani Roland Lami.

 

Me këtë vendim sipas Alfred Lelës, presidenti i republikës Ilir Meta ka ngritur dy precedentë, e para është mosdekretimi i ministrit të Brendshëm të porpozuar nga kryeministri dhe mosshërbyerja e presidentës si noter i qeverisë.

 

Mosdekretimi i Sandër Lleshit, duket se komentohet më shumë si arsye politike sesa një çështje që ka të bëjë me faktin e mosdekretimit emrit të propozuar Sandër Lleshit.

 

Ndërkohë pyetjes së gazetarit Balla se çdo të ndodhë në vendimin e nesërm të mazhoranca, analisti Eduart Zaloshnja thekson se qeveria mund të vendosë të qeverisë me një zv-ministër të Brendshëm.

 

“Mungesa e gjykatës Kushtetuese nuk do të zgjasë 50 vjet, kështuqë për një periudhë 1-2 vitesh ne do të kemi mundësi ti japim një zgjidhje kësaj gjëndje. Në një afat të afërt duket se kryeministri Rama do të qëndrojë i vendosur dhe do të qeverisë me një zëvendës ministër siç ndodhi në kohën e Metës dhe të Nanos”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *