Partia qeverisëse ne Zimbabve ka shkarkuar presidentin Robert Mugabe si udhëheqësin e saj. Zanu-Pf ka emëruar ish-zëvendës presidentin i cili ishte shkarkuar nga Mugabe dy jave me pare.

 

Largimi nga detyra i zëvendës presidentit nxiti një zinxhir te jashtëzakonshëm ngjarjesh ndërsa ushtria ndërhyri për te bllokuar lëvizjen e Mugabes, 93-vjeçar për te emëruar gruan e tij si pasuese. Ndërkohë zonja e pare është përjashtuar përgjithmonë nga partia.

 

Dhjetëra mijëra njerëz ne  Zimbabve morën pjese ne protestat masive te shtunën kundër Mugabes i cili ka qene president i Zimbabvesë për 37 vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *