Gjatë bisedës telefonike me kryeministrin Edi Rama, ministrja e Arsimit dhe njëkohësisht kandidatja për deputete në qarkun e Elbasanit, Evis Kushi, tregoi se i ka bërë kërkesë Komitetit Teknik të Ekspertëve që të zgjasë fashën orare, për shkak edhe të muajit të Ramazanit, që nis javën e ardhshme.

 

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë tha se i ka bërë një kërkesë Komitetit Teknik të Ekspertëve, por ende nuk ka një vlerësim prej tyre.

 

“Kam një kërkesë nga qytetarët se kanë merakun e orës policore, të zgjatej deri në 21:00 ose në 22:00 për periudhën e Ramazanit. Komiteti i Ekspertëve është mirë ta shikojë pak”, tha Kushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *