Ministria e Shëndetësisë reagoi pas sulmeve të hedhura nga përfaqësuesi i PD, Gazmend Koduzi se spitalet COVID-3 dhe COVID-4 nuk janë gati.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kjo është një gënjeshtër sepse të dy spitalet janë të pajisur dhe gati për të pritur pacientë kur të jetë e nevojshme.

“Spitalet COVID-3 dhe COVID-4 janë tërësisht të pajisur dhe të gatshëm të presin personelin mjekësor që do të punojë, dhe qytetarët që do të marrin shërbim shëndetësor. Por, siç e parashikon plani ynë – dhe siç e kërkon logjika – COVID-3 dhe më pas COVID-4, do të hapen pasi të jenë ezauruar shtretërit në COVID-1 dhe COVID-2.”

Gazmend Koduzi deklaroi se në dy spitalet nuk është kryer asnjë investim që t’i përgjigjet situatës së epidemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *