Ministria e Punëve të Jashtme dënon përdorimin e armëve kimike në Siri. Me anë të një deklarate për mediat, MPJ thekson se, “dënon me forcë sulmin me armë kimike në Siri, kundër civilëve të pafajshëm, përfshirë gra dhe fëmijë”.

 

“Ky akt monstruoz përbën dhunim të Konventës mbi Armët Kimike (CËC) dhe një tjetër veprim të patolerueshëm në konfliktin tashmë gjashtë vjeçar në Siri”, shton MPJ.

 

MPJ mbështet përpjekjet për një hetim ndërkombëtar të menjëhershëm në mënyrë që autorët të vihen para përgjegjësisë.

 

MPJ thekson se ndalimi i armiqësive dhe arritja e një zgjidhjeje politike, janë rruga e vetme për t’i dhënë fund konfliktit në Siri dhe pasojave katastrofike të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *