Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
09 June 2026
Vizion fokus

“Arsimi profesional është talent, jo ngushëllim për ata që...

“Arsimi profesional sot është një zgjedhje reale për të...

“Shqipëria në sallën e urgjencës”, Berisha: Vendit i duhet...

“Projekti në Zvërnec është një bekim për vendin”, Rama:...

“Nëse i them të bëjë diçka, ai e bën”,...

Irani dhe Izraeli thonë se do të ndërpresin sulmet,...

Presidenti libanez: Irani dëshiron të shkatërrojë vendin tonë për...

Operacion në disa zona të Vlorës, ndalohen 5 persona,...

15-vjeçari palestinez vritet nga zjarri i anijeve izraelite

Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Ju na urreni...

Moza finalistja e parë e Ferma VIP, kafshët “çojnë” në televotim tre konkurrentë

9 Qershor 11:52

Vetëm një javë përpara finales së madhe të 15 qershorit, Ferma VIP 3 ka hyrë zyrtarisht në fazën më vendimtare të garës. Nata e 22-të në ekranin e Vizion Plus solli emocione të forta, surpriza prekëse, debate dhe vendime që ndryshojnë rrjedhën e lojës.

Momenti më i rëndësishëm i mbrëmjes ishte shpallja e finalistes së parë. Në përballjen e shumëpritur me Romirin, publiku vendosi t’i besojë një vend në finalen e madhe poetes Mimoza Ahmeti. Mes emocionesh, Moza falënderoi publikun për mbështetjen, duke siguruar e para biletën drejt natës finale.

Ndërkohë, gara u bë edhe më e fortë me eliminimin e radhës. Modelja Klevisa Gega u detyrua të lërë përfundimisht fermën, pasi humbi televotimin që pasoi sfidën e mbrëmjes. Kështu, rrugëtimi i saj në reality show përfundoi vetëm pak ditë para fundit të garës.

Por ajo që e bëri këtë spektakël të veçantë ishte mënyra e pazakontë për përzgjedhjen e kandidatëve për finalistin e dytë. Për herë të parë në historinë e formatit, ishin pikërisht kafshët e fermës që morën në dorë fatin e banorëve. Dy dele, të drejtuara drejt tasave ku ndodheshin fotografitë e fermerëve, përcaktuan emrat që do të shkonin në televotim.

Pas një momenti sa interesant aq edhe të paparashikueshëm, në televotim përfunduan Elvis Pupa, DJ Bujaka dhe Ilir Shaqiri. Tashmë publiku do të vendosë se cili prej tyre do të bëhet finalisti i dytë i këtij edicioni.

Në fermë nuk munguan as tensionet. Një tjetër përplasje mes Ilir Shaqirit dhe Elvis Pupës tregoi se nervat janë në kufijtë e tyre, ndërsa afrimi i finales po i bën raportet mes fermerëve gjithnjë e më të nderlikuara.

Krahas garës, mbrëmja solli edhe momente prekëse. Sara Karaj u surprizua nga gjyshërit e saj, të cilët ndanë kujtime, këshilla dhe emocione me mbesën e tyre.

Emocione përjetoi edhe Elvis Pupa, i cili festoi 49-vjetorin e lindjes brenda fermës. Përveç urimeve nga fermerët, ai mori një mesazh surprizë nga mësuesja e klasës së parë, duke rikthyer kujtime të veçanta nga fëmijëria dhe rrugëtimi i tij i jetës.

Me një finaliste tashmë të konfirmuar, një tjetër që pritet të zgjidhet nga publiku dhe me tensionet që rriten nga dita në ditë, Ferma VIP 3 po hyn në javën vendimtare të këtij edicioni.

Posted Under:
Anash Ferma Vip 3 Gossip
Tagged:
Ferma VIP moza

Nga e njëjta kategori

Zbulime të reja në Amanatia, arkeologët njxerrin në dritë segmente të mureve fortifikuese

më shumë...

Turistët gjermanë prej dy ditësh të zhdukur në malin e Polisit në Librazhd, policia në kërkim të tyre

më shumë...

“Arsimi profesional është talent, jo ngushëllim për ata që s’ndjekin fakultetin”, Rama: Kemi më shumë juristë për metër katrorë

më shumë...

Del teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, përjashtohet nga provimi nxënësin që e publikoi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

12:54

Zbulime të reja në Amanatia, arkeologët njxerrin...

12:49

Turistët gjermanë prej dy ditësh të zhdukur...

12:31

“Arsimi profesional është talent, jo ngushëllim për...

12:23

Pjesë e grupit kriminal të Laert Haxhiut,...

12:20

“Ideja që do ndërtohet si Golemi i...

12:11

Investimi në Zvërnec, Rama: Gënjeshtër që investitorët...

12:05

“Arsimi profesional sot është një zgjedhje reale...

11:52

Moza finalistja e parë e Ferma VIP,...

11:43

Del teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë,...

11:26

Moreira De Sousa pason Gonzaton, BE propozon...

11:22

“Shqipëria në sallën e urgjencës”, Berisha: Vendit...

10:54

“Projekti në Zvërnec është një bekim për...

10:46

Vrasja e 27-vjeçarit në Kamëz, vijojnë kërkimet...

10:29

Dibër, furtuna dëmton 10 krerë gjedhë, po...

10:15

“Nëse i them të bëjë diçka, ai...

9:58

Mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot...

9:50

Mbeti i bllokuar brenda mjetit, ky është...

Autori Sadik Llani
9:42

Vrau shokun me kallash, RENEA ende në...

9:41

Goditet grupi kriminal në Vlorë, policia arreston...

8:50

Irani dhe Izraeli thonë se do të...

Më të klikuarat

  • “Nuk je shumë mirë, mos ofendo”, gjyshi “kritikon” Sarën, ka...
  • Lajmet e papritura do vendosin gjithçka! Horoskopi javor nga...
  • Sherri në kalçeto! Ky është 39 vjeçari që vrau shokun, polic...
  • Dibër, furtuna dëmton 10 krerë gjedhë, po ktheheshin nga kul...
  • Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, humb jetën te Trauma i ri...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.